Rreth Pikës
Pika pa sipërfaqe është ent botues i pavarur, i themeluar më 2009 në Tiranë. Prej fillimit, i kemi kushtuar vëmendje të posaçme botimi të veprave dhe autorëve themelorë në letërsi, filozofi dhe shkenca shoqërore, duke u përqendruar te çka na janë dukur nevojat qenësore të lexuesve, jo të tregut. Për këtë arsye, Pika është konceptuar dhe ka funksionuar përherë si një organizatë jofitimprurëse, e financuar nga themeluesit, nga shitja e titujve të botuar, nga organizata e institucione që mbështesin botimin, si dhe nga dashamirës të leximit.