Terma të politikës: komunitet, imunitet, biopolitikë

L1.000

Terma të politikës: komunitet, imunitet, biopolitikë
Roberto Esposito
Përktheu: Alment Muho

ISBN:9789928373670

Sku: 186 Category: Roberto Esposito Tag:

Përshkrim

“Terma të politikës” zhvillohet në vazhdën e një përpjekjeje të përgjithshme të mendimit filozofik bashkëkohor për ta rikonceptuar marrëdhënien midis politikës dhe jetës. Esposito, duke rilexuar gjerësisht traditën filozofike të Perëndimit, përmes konceptesh si “komuniteti” dhe “imuniteti”, na mundëson këndvështrime të reja. Është qendror, për autorin, kuptimi i konceptit “komunitet” si një njësi e kushtetuar në radhë të parë si obligim (munus) i përbashkët, jo si pronë apo identitet i përbashkët. Komunitetit i kundërvihet “imuniteti”, përjashtimi nga ky obligim themelor. Autori e sheh imunitetin si bazë të politikës moderne (biopolitikës), e cila orvatet ta mbrojë jetën duke kufizuar ose mohuar pjesë të saj. Këtu merr shkas edhe një nga rreziqet më të mëdha të biopolitikës: prirja për t’u kthyer pikërisht kundër jetës.

Informacion shtesë

Numri i faqeve

258